Katër persona janë lënduar për shkak të një zjarri të madh që ka shpërthyer në bregun verilindor të Sardenjës që nga e diela, duke bërë që qindra hektarë tokë të shkrihen në tym.
Të paktën 600 banorë vendas dhe turistë janë evakuuar për shkak të zjarrit në zonën e qyteteve Posada dhe Siniscola.
Një pensionist u lëndua nga bombola e gazit që shpërtheu për shkak të zjarrit, ndërsa një grua 78-vjeçare pësoi djegie në krahë dhe këmbë dhe një djalë 23-vjeçar u desh të dërgohej në spitalin në Nuoro me helikopter për shkak të thithjes së madhe të tymit.
I plagosuri tjetër është një zjarrfikës, i cili ka lënduar gjurin gjatë shuarjes së flakëve. Autoritetet kanë gjetur prova se zjarri, i cili është përhapur nga erërat e forta, është ndezur qëllimisht, raporton ANSA.
"Unë u kam dhënë një mandat rojeve rajonale të pyjeve për të intensifikuar hetimet në të gjithë territorin për të identifikuar përgjegjësit dhe për t'i sjellë ata para drejtësisë," tha guvernatori i Sardenjës, Christian Solinas.