Një burrë nga Gjermania është arrestuar në lindje të Francës.
Ai u akuzua nga gruaja e tij, se e kishte mbajtur të burgosur atë për 12 vjet.
53-vjeçarja ishte gjetur në gjendje të rëndë, e kequshqyer dhe me kocka të thyera brenda dhomës së një apartamenti në Forbach, në kufirin me Gjermaninë.
Gjermani 55-vjeçar, u arrestua nga autoritetet franceze.
Ai dyshohet se që nga viti 2011-të e kishte keqtrajtuar gruan e tij dhe e kishte mbyllur brenda dhomës.
55-vjeçari u dërgua në mbajtje.
Mediat raportojnë se gruaja u dërgua në spital.
Sipas fqinjëve, i dyshuari iu kishte thënë atyre se e kishte gruan të sëmurë rëndë.