“Invazioni rus i Ukrainës është barbar dhe unë jam kategorikisht kundër tij”, thotë Volozj në një deklaratë të enjten.
- Jam i tmerruar nga fati i njerëzve në Ukrainë, shumë sish janë miqtë dhe të afërmit e mi personalë, ndjejë dhembje kur shtëpitë e tyre bombardohen çdo ditë!
Duke e përshkruar veten si një "sipërmarrës teknologjik izraelit i lindur në Kazakistan", Volozj ka tërhequr kritika në Rusi për përpjekjen e tij të dukshme për t'u distancuar nga vendi.
“Edhe pse u transferova në Izrael në vitin 2014, unë duhet të marr pjesën time të përgjegjësisë për veprimet e Rusisë”, thotë ai.
Volozj ka pasaporta ruse dhe izraelite. Ai themeloi kompaninë e internetit Yandex në Rusi në 1997. Ajo u rendit në bursën amerikane Nasdaq në 2011.
Ai dha dorëheqjen si CEO i kompanisë dhe u largua nga bordi pasi Bashkimi Evropian e përfshiu atë në listën e sanksioneve kundër subjekteve dhe individëve rusë në qershor 2022.
H.Rafuna