Kryetari i bashkisë Toshevo në Bullgari, Valentin Dimitrov është arrestuar pasi akuzohet për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian.
Dimitrov u arrestua më 9 gusht me kërkesë të Prokurorisë Evropiane për hetimin e keqpërdorimit të fondeve të BE-së. Kryebashkiaku që në zgjedhjet e ardhshme kandidon për një tjetër mandat është arrestuar për veprime procedurale nën dyshimin për keqpërdorim të 169.000 eurove të subvencioneve të BE-së të destinuara për një projekt për të rritur efikasitetin e energjisë në ndërtesat e banimit shumëfamiljarë.
Sipas provave të mbledhura, zyrtarët e përfshirë në projekt, përfshirë edhe kryetarin e bashkisë, kanë paraqitur informacione të rreme për realizimin e punimeve, të cilat nuk kishin përfunduar në kohë. Shkeljet e supozuara kanë ndodhur në vitet 2017-19.
Ndërkohë që në Shqipëri edhe pse fondet e Bashkimit e Komisionit Evropian keqpërdoren dhe nuk respektohen procedurat ligjore për përdorimin e tyre, sërish askush nuk arrestohet.