Del në qarkullim monedha speciale me portretin e Mbretit Charles

Evropë

Del në qarkullim monedha speciale me portretin e Mbretit Charles

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Një monedhë speciale prej 50 pensësh që shënon Kurorëzimin e Mbretit Charles do të hyjë në qarkullim këtë javë. Miliona monedha 50p që mbajnë portretin e Mbretit do të jenë të disponueshme përmes zyrave postare dhe bankave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Minti Mbretëror po lëshon pesë milionë monedha, me një dizajn të bazuar në Westminster Abbey, ku u zhvillua kurorëzimi i mbretit në maj. Në të duket portreti zyrtar i Mbretit. Monedha është projektuar nga skulptori Martin Jennings dhe është miratuar personalisht nga monarku.

“Kjo do t’i lejojë publikut “të gjejë një pjesë të historisë në ndryshimin e monedhës”, thanë ideatorët.

Deri më tani, monedha prej 50 pensë ka qenë shenja më e dukshme e ndryshimit në prerjen e monedhave. Kjo monedhë e re e kurorëzimit pason një monedhë të mëparshme, të lëshuar në dhjetor e cila ishte monedha e parë me qarkullim masiv që tregonte kokën e mbretit. Nuk është shpallur ende një orar për emetimin e monedhave të reja, megjithëse kartëmonedhat e para të King Charles pritet të shfaqen vitin e ardhshëm.

The Royal Mint pret që monedha e kurorëzimit – me portretin dhe shenjat e mbretit Charles – të jetë e njohur në mesin e “anëtarëve të publikut të etur për të zotëruar një pjesë të historisë britanike”.

Memoriali i parë prej 50 pence hyri në qarkullim në dhjetor, duke shënuar kalimin nga mbretëresha e ndjerë te mbreti.

Në fillim të këtij viti, Royal Mint zbuloi një varg monedhash përkujtimore që shënon kurorëzimin. Koleksionistë nga 89 vende i blenë monedhat menjëherë.

Monedhat e Mbretërisë së Bashkuar që mbajnë figurën e mbretëreshës së ndjerë do të në  mbeten kurs ligjor dhe në qarkullim aktiv. Historikisht ka qenë e zakonshme që monedhat me figurat e monarkëve të ndryshëm të qarkullojnë. Autoriteti mbretëror  tha se kjo siguron një tranzicion të qetë, me ndikim dhe kosto minimale mjedisore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat