Një rast tronditës është zbuluar në Korfuz, ku një nënë ka denoncuar partnerin e saj se ka abuzuar me pesë fëmijët e saj të mitur.
40 vjeçarja u paraqit mesditën e së mërkurës në Drejtorinë e Policisë Jugore të Korfuzit, ku ka bërë denoncim ndaj partnerit të saj 44-vjeçar për sjellje të pahijshme.
Siç ka pohuar në polici, viktima të këtyre sjelljeve kanë qenë pesë fëmijët e saj të mitur. Ata janë dy djem, 14 vjeç, një vajzë 12 vjeç dhe një djalë e vajzë 9 vjeç.
Nëna e fëmijëve nuk ka përmendur kohën e kryerjes së akteve të dyshuara, gjë që mund të shihet nga ekzaminimi i mjekëve.