Lufta në Ukrainë, Rusia bën bilancin: Kemi vrarë 600 ushtarakë ukrainas për 24 orë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se forcat e saj kanë vrarë rreth 600 ushtarakë ukrainas në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit.
Pretendimet, të cilat janë të paverifikuara, thonë se deri në 575 trupa ukrainase vdiqën si rezultat i angazhimeve me ushtarakët rusë.
Më konkretisht:
180 të vrarë në drejtim të Donetskut
165 të vrarë në drejtim të Kupyansk
115 të vrarë në drejtim të Krasnolimansky
60 të vrarë në drejtimin Zaporizhzhia
35 të vrarë në drejtim të Donetskut jugor
20 të vrarë në drejtim të Khersonit
Nga ana tjetër Ukraina nuk regjistroi asnjë humbje në raportin e saj ditor.