Italia është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një 21 vjeçare u vra barbarisht nga ish partneri turk.
Celine Frei Matzohl u godit me thikë për vdekje nga ish i dashuri, me të cilin ishte ndarë rreth dy javë më parë.
Trupi i saj u gjet në orët e para të pasdites së djeshme në një banesë në Silandro, në Val Venosta. 28 vjeçari Omer Cin, me origjinë turke, fillimisht i ngriti kurth dhe më pas e sulmoi me një thikë kasapi.
I riu u arrestua teksa po tentonte të kalonte kufirin për në Austri. Por karabinierët ishin tani në gjurmët e tij edhe me helikopterin. Për ta ndaluar u desh të qëllonin në gomat dhe vetëm më pas u arrestua i riu./