Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik deklaroi se ambasadori britanik në Bosnje dhe Hercegovinë, Jonathan Riley, duhet të respektojë sovranitetin dhe qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit ku ndodhet dhe se Riley në fakt tregon mungesë respekti për institucionet.
“Ambasadori britanik duhet ta dijë, dhe ai sigurisht e di, se si diplomat ai duhet të tregojë kryesisht respekt për institucionet e vendit ku ndodhet, të respektojë sovranitetin e tij dhe qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike”, shkroi Dodik në Twitter.
Ai vlerësoi se Riley, “si paraardhësit e tij, vazhdoi të njëjtën praktikë dhe tregoi, në mënyrë jashtëzakonisht të pacipë, mungesë respekti ndaj institucioneve të Republikës Srpska dhe popullit serb duke përdorur vlerësime të papërshtatshme për punën e përfaqësuesve të institucioneve të RS”.
Dodik tha se “ajo marrëdhënie koloniale mund të zbatohet për Federatën e Bosnjë-Hercegovinës”.