Krim në familje, vëllai vret vëllanë

Evropë

Krim në familje, vëllai vret vëllanë

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 08:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një krim në familje ndodhi pasditen e së hënës në Granica të Evrytanisë, Greqi, kur një burrë qëlloi dhe vrau vëllanë e tij.

Sipas informacioneve, dy vëllezërit kanë qenë në kafenenë e lagjes herët pasdite. Në një moment, ata u larguan për të shkuar në shtëpinë e nënës së tyre për darkë.

Në shtëpi, për një arsye ende të panjohur, ata debatuan. Autori i vrasjes, me profesion ndërtues, ka dalë nga shtëpia, ka nxjerrë pushkën dhe ka qëlluar kalin e vëllait të tij.

Kur doli nga shtëpia për të parë se çfarë kishte ndodhur, vëllai i tij i drejtoi pushkën dhe e qëlloi në gjoks, duke e vrarë.

Në vendngjarje kanë shkuar një ambulancë dhe efektivë të policisë për të hetuar rastin, ndërsa autori sipas ERT është arrestuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat