Ka arritur në 27 numri I të vdekurve nga shpërthimi dhe zjarri që kaploi një pikë karburanti në Dagestan në Rusinë jugore.
Shpërthimi ndodhi në kryeqytetin rajonal Makhachkala, i cili ndodhet në bregun e Detit Kaspik, raporton BBC.
Dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ngjarja, shkaku i të cilit ende nuk dihet.
Rreth 260 punonjës të urgjencës janë vendosur, si dhe një avion për të evakuuar të plagosurit rëndë në Moskë, tha ministria e emergjencave.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi mjekët të kenë thënë se tre fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.