“Ky është njeriu i vetëm që mund ta mposht Vuçiqin”

Evropë

“Ky është njeriu i vetëm që mund ta mposht Vuçiqin”

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 10:11
Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviq, është i vetmi person në skenën politike të Serbisë që mund ta mposhtë presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, në zgjedhje, tha nënkryetari i kësaj partie Predrag Marseniq.

Ai tha se, sipas hulumtimeve, ka rënie të vlerësimit si të Partisë Progresive Serbe ashtu edhe të Aleksandër Vuçiqit, thuhet në një deklaratë të DSS e Re.

Marseniq tha për televizionin Nova S se Jovanoviq ka njohuri dhe cilësi dhe se qytetarët e dinë këtë.

Sipas tij, opozita duhet të ulet, të bisedojë dhe të bëjë kompromise dhe të gjejë një gjuhë të përbashkët dhe jo të akuzojë njëri-tjetrin.

“Aleksandër Vuçiqit po i vjen fundi. Nuk e dimë nëse do të jetë pas një apo dy viti, por largimi i tij politik sigurisht që po afrohet”, theksoi Marseniq.

Ai tha se DSS e Re beson se duhet ndryshuar qasja ndaj protestës dhe kërkesat e protestës.

“Kërkesa jonë që në fillim është që Vuçiq të japë dorëheqjen”, theksoi nënkryetari i DSS-së së Re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat