Ka filluar gërmimi i varrit masiv që përmban trupat e 46 robërve gjermanë të pushkatuar nga luftëtarët e rezistencës në vitin 1944. Vendndodhja e tij mbeti sekret deri vonë. Ai ndodhet pranë fshatit francez Meymac.
Ekzistenca e varrit u zbulua nga një ish-luftëtar i rezistencës, Edmond Reveil, ku dhe ka deklaruar që synimi i tij është të kthehen kufomat tek familjet e tyre, aty ku është ende e mundur.
Vrasja e ushtarëve gjermanë, së bashku me një bashkëpunëtore të dyshuar franceze, ndodhi pas disa masakrave të kryera nga trupat gjermane në rajon.
Njëmbëdhjetë trupa të ushtarëve gjermanë u gjetën në Meymac në vitet 1960.