Shfaqja e kandilit të detit helmues përgjatë bregdetit jugor të vendit, po shkakton shqetësim në Spanjë.
Spanjollët e quajnë "Njeriu i luftës", dhe rezultati i paraqitjes së tij është mbyllja e shumë plazheve në jug të vendit.
Kandili përdor tentakulat helmuese, për të paralizuar viktimën e tij dhe ky helm ka rezultuar fatal për njerëzit.
Autoritetet po marrin masa për largimin e kësaj specie nga bregdeti për të mundësuar sërish hapjen, nëse plazhi do jetë i sigurt për pushuesin.