Presidenti rus Vladimir Putin u takua me shefin e Shtabit Valery Gerasimov, i cili është përgjegjës për operacionin ushtarak në Ukrainë.
Ata u takuan në selinë e tij në Rostov-on-Don në Rusinë jugore.
Kremlini raporton pa specifikuar se kur është zhvilluar takimi, por thotë se Putin ka dëgjuar raportet e Gerasimov dhe komandantëve të tjerë ushtarakë.
“Vladimir Putin mbajti një takim në selinë e grupit të operacioneve speciale ushtarake në Rostov-on-Don”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.