Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në Suedi.
Ai pritet të takohet me kryeministrin Ulf Kristerson, familjen mbretërore dhe zyrtarë të tjerë.
Raportohet se ai do t'i falënderojë ata për mbështetjen e tyre për Ukrainën përballë pushtimit rus.
“Detyra jonë kryesore është të forcojmë mbrojtjen tonë në tokë dhe në qiell, të zhvillojmë bashkëpunimin dypalësh, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, integrimin europian të Ukrainës dhe sigurinë e përbashkët”, shkroi ai në një postim në Telegram.