Pesë persona u vranë dhe 42 u plagosën në një sulm me raketa ruse në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, sipas Ministrisë së Brendshme.
Ministria tha se njerëzit po shkonin në një kishë për një festë fetare kur ndodhi sulmi,,
Raportohet se të paktën 11 nga të plagosurit ishin fëmijë.
The Ukrainian Interior Ministry published footage of the liquidation of the consequences of the Russian strike on #Chernihiv. pic.twitter.com/8xrbA5KhQx
— NEXTA (@nexta_tv) August 19, 2023
Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se disa njerëz humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ruse.