Ditë "ferri" për Italinë, vala e të nxehtit "Nero" pritet të sjellë temperatura mbi 40 gradë celsius

Evropë

Ditë "ferri" për Italinë, vala e të nxehtit "Nero" pritet të sjellë temperatura mbi 40 gradë celsius

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Stuhia e nxehtësisë e emërtuar “Nero” është duke zbritur mbi çizmen italiane, me temperatura që rriten gati cdo ditë deri në 40 gradë Celsius, duke arritur kulmin ditën e hënën.

Vala e të nxehtit do të godasë Italinë për të paktën 5 ditë, duke zgjatur deri të enjten dhe temperaturat maksimale mund t’i kalojnë 40 gradë Celcius.

Mediat italiane duke cituar meteorologun Stefano Rossi, bëjn me dije se zona e Sardenjës dhe Toskana do të përjetojn sërisht të nxehtin e muajit korrik, edhe pse jo në ato gradë.

“Të them të drejtën, ditët e fundit temperaturat kanë filluar të rriten me më shumë se disa gradë dhe është rikthyer edhe vapa. Megjithatë, të paktën tani për tani, i nxehti ka qenë i moderuar dhe në përgjithësi mjaft normal për këtë periudhë. Në ditët në vijim presioni i lartë subsaharian, apo anticikloni Nero, do të forcohet më tej, duke u nisur nga sektori më perëndimor mesdhetar i gatshëm të përshkojë edhe vendin tonë”, vëren meteorologu italian Stefano Rossi.

Shenja e parë dhe e qartë e përshkallëzimit të pritshëm të vapës do të ndihet nga sot, kur temperaturat maksimale do të fillojnë të arrijnë pragun 36/37°C në shumë zona të qendrës, Veriut dhe Sardenjës.

“Do të arrihen temperatura 38/39° në luginën e Po, e madje 40° në Sardenjë dhe në zonat më të brendshme të qendrës, veçanërisht në Toskana, ndërsa disa gradë më pak do jenë temperaturat në jug.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat