Se nuk ulet në dy karrige, por në një dhe atë serbe, deklaroi presidenti i Serbisë Vuçiç pas takimit në Budapest me kryeministrin hungarez Orban, si reagim në shkrimet e medieve se ai vazhdon të ulet në dy karrige, atë të perëndimit dhe Rusisë.
Këtë deklaratë e kanë transmetuar shumë mediume nga vendet e rajonit, transmeton “Bota Sot”.
Duke komentuar tekstin e gazetës britanike “The Times”, ku Vuçiç cilësohet si “Al Kapone”, presidenti serb tha se ky është një tjetër shembull i fushatës kundër tij edhe Serbisë, shkruan “Index” i Zagrebit.
Ky portal shkruan se “Erdhi fundi i uljes së Vuçiç në dy karrige, i ka mashtruar të gjithë, por tash kjo merr fund“, por Vuçi u shpreh se “unë nuk mashtroj asnjëherë, të gjithëve ju them të njëjtën gjë, se jam krenar me karrigen serbe, nuk qaj kokën për karriget tuaja, a keni dy, tri a pesë nuk mërzitem, por mos lëkundni karrigen tonë” ka deklaruar Vuçiç, shkruan ky portal.
Portali “Klix” ndërlidhet me deklaratën e Vuçiç se “ka disa vende fqinje ku ambasadorët e vendeve të jashtme pyetën për çdo gjë".
"A do të isha i mirë, nëse di dëgjoja edhe plotësoja dëshirat dhe urdhrat. Politika ime është Serbia e pavarur në rrugën drejt BE-së, por kujdesemi për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe mos të na caktoj dikush politikën ditore” shkruan Klix.
Ngjashëm shkruan edhe “Bosna e Lirë”, ku thekson se Vuçiç nuk ka përmendur në kënd ka menduar kur foli për vendet fqinje.
"Shikoni përreth, ku dikush ju cakton kush zien kafe në qeveritë e tyre dhe ata thirren nga ambasadorët e disa vendeve, që tek ne as me pyet nuk guxojnë. Atje pyetën për jetë a vdekje në Serbi, andaj asgjë, gjeni të tillë që do bëjnë atë”, citohet të ketë thënë Vuçiç.
“Analitika” nga Podgorica përkujton se Vuçiç në vizitën në Hungari u takua me kryeministrin hungarez Orban dhe presidentin turl Erdogan.