Një burrë vdiq të hënën në një zjarr që shpërtheu në Prodromos, Greqi, më herët në mëngjes. Sipas policisë, i vdekuri ishte një bari 80-vjeçar, i cili nxitoi të shpëtonte delet e tij pasi mori një mesazh për të evakuuar fshatin.
"Fronti i zjarrit është shumë i madh dhe në zonë po fryjnë erëra të forta. Ne po përpiqemi shumë ta kontrollojmë," tha kryetari i bashkisë së Thivës, Giorgos Anastassiou për agjencinë e lajmeve ANA-MPA.
Sipas kryebashkiakut, një vendbanim pranë fshatit Sarantis është evakuuar tashmë pas një mesazhi të dërguar në numrin e urgjencës 112.
"Aktualisht zjarri është më pak se 1 km larg shtëpive por erërat janë shumë të forta. Katër helikopterë dhe forca zjarrfikëse nga toka së bashku me makineritë e bashkisë po operojnë në zonë. Është shumë e vështirë sepse aeroplanët zjarrfikës nuk mund të fluturojnë me erë kaq të fortë. ”, tha kryebashkiaku.