Një person vdiq sot pas një zjarri që shpërtheu herët në mëngjes në Prodromos, rajoni i Boeotias.
Sipas policisë, i vdekuri, një bari 80-vjeçar, ka nxituar për të shpëtuar delet e tij pasi ka marrë një mesazh për të evakuar fshatin.
“Fronti i zjarrit është shumë i madh dhe në zonë po fryjnë erëra të forta. Ne po përpiqemi shumë ta kontrollojmë”, tha kryetari i bashkisë së Thivës, Giorgos Anastassiou.
Sipas kryebashkiakut, një vendbanim pranë fshatit Sarantis është evakuar pas një mesazhi të dërguar në numrin e urgjencës 112.
“Katër helikopterë dhe forcat zjarrfikëse po operojnë në zonë. Është shumë e vështirë pasi avionët zjarrfikës nuk mund të fluturojnë me erë kaq të fortë”, tha kryebashkiaku.