Tmerr në Greqi, gjenden më shumë se 18 trupa të karbonizuar

Evropë

Tmerr në Greqi, gjenden më shumë se 18 trupa të karbonizuar

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 15:17
Greqi

Të paktën 18 trupa të djegur emigrantësh u gjetën në një pyll në rajonin grek Evros, që kufizohet me Turqinë dhe Bullgarinë.

Ueb-faqja greke Prototema bën të ditur se pylli i Dadijës digjet pa pushim që prej ditës së djeshme, dhe se emigrantët e vdekur janë gjetur të ndarë në dy grupe në zonën Avanda.

Zjarrfikëset, anëtarët e së cilës zbuluan trupat, thonë se ka mundësi që emigrantët të kenë hyrë ilegalisht në Greqi dhe autoritetet kanë nisur hetimet.

Pretendohet se zjarri ka shpërthyer në pyllin e Dadijës rreth mesditës së djeshme, dhe se zjarrfikësit kanë tentuar të shuajnë zjarrin, por sërish është përhapur.

Ndryshe Greqia prej vitesh ballafaqohet me kalimin ilegal të emigrantëve, që kryesisht e përdorin këtë vend si tranzit për kalimin në Gjermani dhe vendet e tjera më të zhvilluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat