Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha gjatë një konference për shtyp me kryeministrin finlandez, Petteri Orpo në Kiev se ushtria ukrainase “po përparon, por pak nga pak”, ndërsa kundërofensiva është shumë e vështirë.
“Ne shohim se në cilat drejtime po përparojmë, por është shumë e vështirë për ne, mijëra mina… por në fund të fundit, gjëja më e rëndësishme është tendenca që më raporton ushtria, që unë e marr çdo ditë”, tha lideri ukrainas.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Berbock tha dje se madhësia e fushave të minuara ruse në zonën e luftës në Ukrainë arrin deri në zonën e Gjermanisë Perëndimore.
Në muajin korrik, Washington Post shkroi se Ukraina është tani vendi më i minuar në botë.
Ndërkohë, kryeministri finlandez deklaroi se ka ndarë edhe një paketë ndihme për ukrainasit.
Ndihma e 18-të finlandeze bëhet e ditur se do të përfshijë armë të rënda dhe municione.