“Qeni besnik” nxjerr zbuluar Putinin, ja pse Rusia nuk do të pranojë kurrsesi të ulet për negociata me Ukrainën

Evropë

“Qeni besnik” nxjerr zbuluar Putinin, ja pse Rusia nuk do të pranojë kurrsesi të ulet për negociata me Ukrainën

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 07:50
Dmitry Medvedev dhe Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin tha në samitin e BRICS të mërkurën se Rusia dëshiron t'i japë fund luftës në Ukrainë, duke thënë se ajo ishte "shkaktuar nga Perëndimi dhe satelitët e tij". Në një fjalim me video drejtuar udhëheqësve të BRICS, të cilët nuk dënuan pushtimin rus të Ukrainës, Putin përsëriti se ai u detyrua në luftë nga veprimet e Kievit dhe Perëndimit.

Megjithatë Dmitry Medvedev, ish-presidenti i Rusisë dhe tani numri dy në Këshillin e Sigurimit, një nga super-skifterët e Vladimir Putin ka zbuluar qëllimet e vërteta të palës ruse. Dhe së fundmi ai la të kuptohet se duket e pamundur që së shpejti të nisin negociatat për luftën në Ukrainë.

“Ukraina do të zhduket si shtet si rezultat i këtij konflikti”, shkroi Medvedev në një editorial për shënimin e 15-vjetorit të pushtimit të Gjeorgjisë nga forcat e Moskës.

"Tashmë është e qartë se si do të përfundojë: Kievit do të duhet të përballet me një disfatë dërrmuese siç duhej të bënin atëherë gjeorgjianët. Shteti ukrainas i krijuar artificialisht mbi hirin e Bashkimit Sovjetik do të zhduket nga harta politike e botës", shpjegoi ish-presidenti. Jo vetëm kaq.

Medvedev tha se Moska u detyrua të nisë një operacion ushtarak kundër Ukrainës për të parandaluar agresionin nga perëndimi dhe autoritetet e Kievit. "Mënyra se si vepruan Perëndimi dhe marionetat e tij në Kiev në situatën e Donbasit është e njohur. Ishte e njëjta hipokrizi, të njëjtat hile dhe e njëjta axhendë e fshehur", shkroi Medvedev, duke krahasuar situatën me atë të 15 viteve më parë.

"Vetëm me forcë u shmang një rezultat fatal, sepse bisedimet kishin humbur sensin", shtoi Dmitry Medvedev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat