Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim të shkurtër ditën e sotme në samitin e BRICS përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë nga Moska.
Putin ka injoruar tërësisht rrëzimin e avionit të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, ditën e djeshme në veri të Moskës.
Ai falënderoi presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa për mikpritjen e samitit dhe për zgjerimin e grupit përtej pesë kombeve aktuale.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka përfaqësuar Putinin në Afrikën e Jugut dhe është në konferencën për shtyp. Megjithatë, ai nuk iu drejtua të pranishmëve.