Guvernatori, Oleg Synegubov ka thënë se dy ukrainas janë vrarë si rezultat i bombardimeve ruse në rajonin e Kharkivit.
Synegubov tha se forcat ruse goditën një kafene në fshatin Podola.
Atje dy persona u vranë menjëherë dhe një tjetër u plagos, shkruan Sky News.
Ndryshe, raportohet se forcat ruse kanë shtuar përpjekjet sulmuese në Kharkiv gjatë javëve të fundit.