11 fëmijë janë kthyer në Ukrainë nga Rusia dhe rajonet e pushtuara.
Lajmin e ka konfirmuar organizata bamirëse, “Save Ukraine”.
“11 fëmijë të tjerë ukrainas u kthyen nga Rusia nga territoret e pushtuara përkohësisht”, tha Mykola Kuleba, kreu i kësaj organizate, shkruan Sky News.
Kjo e çon në 161 numrin total të fëmijëve të kthyer në Ukrainë, sipas statistikave të “Save Ukraine”.