LIVE: Vdekja misterioze e Prigozhin; ‘tregtari i vdekjes’ – ky është profili i personit që pritet të vendoset në krye të Wagnerit

Evropë

LIVE: Vdekja misterioze e Prigozhin; ‘tregtari i vdekjes’ – ky është profili i personit që pritet të vendoset në krye të Wagnerit

Nga: Bota sot Më: 27 gusht 2023 Në ora: 07:59 Përditësuar në ora: 07:58 më 27.08.2023
Lule të vendosura pranë fotografisë së Yevgeny Prigozhin, themeluesit të grupit të mercenarëve, Wagner.

Vdekja e kreut të Wagner/ Inteligjenca britanike ngre dyshime të reja

Sipas inteligjencës britanike, komandanti i i Kremlinit, që orkestroi helmimin e Sergei Skripal në Britani, ka pasur rol edhe në vrasjen e Yevgeny Prigozhin.

Gjeneral-majori Andrey Averyanov dyshohet se ka pasur një përplasje të hershme me shefin e grupit mercenar Wagner.

Averyanov ishte personi përgjegjës që dërgoi spiunët në Britani në vitin 2018 për të vrarë agjentin e dyfishtë, Sergei Skripal. Ky i fundit u helmua teksa ishte bashkë me vajzën e tij, Yulia.

Një burim i inteligjencës britanike tha se shumëkush beson se Prigozhin i kishte ditët e numëruara. I njëjti burim tha se ka shumë diskutime se emri përgjegjës për këtë gjë është Averyanov.

Gjenerali i Kremlinit është përgjegjës për operacionet e fshehta jashtë Rusisë.
Muajin e shkuar ai ishte i pranishëm në një samit të organizuar në Shën Petersburg, ku u prezantua përpara liderëve afrikanë. Kanalet e lidhura me ‘Wagner’ raportuan në atë kohë se qëllimi i takimeve ishte nxjerrja jashtë loje e Prigozhin.

Analiza/ Pas vdekjes të Prigozhin, kush do të jetë kundërshtari i Putinit në Rusi! A do të munden ushtarët e Wagner të mbijetojnë pa liderin e tyre?

Mbetjet e avionit privat Embraer të Yevgeny Prigozhin  janë pastruar nga vendi i rrëzimit por tymi metaforik ende nuk është pastruar në Moskë, pas vdekjes së supozuar të shefit mercenar Wagner.

Ne ende nuk e dimë se çfarë e rrëzoi Embraer Legacy 600 të Prigozhin, por analiza e ekspertëve tregon mundësinë e një shpërthimi  dhe mund të mos e dimë kurrë, citon CNN. Për të përdorur një term të pasaktë, kutia e zezë më e madhe në këtë katastrofë të aviacionit është aparati shtetëror i presidentit rus Vladimir Putin, i cili nuk njihet për transparencën e tij. Kjo nga ana tjetër tregon për një pyetje shumë më të madhe: si do të ndryshojë peizazhi rus pas largimit të njeriut që paraqiti sfidën më serioze ndaj sundimit të Putinit në më shumë se dy dekada?

Putin ka ofruar qëndrimin e tij të nxehtë, duke iu referuar në mënyrë të zhdrejtë kontributet e Prigozhin në luftën kundër Ukrainës.

“E njihja Prigozhin për një kohë shumë të gjatë, që nga fillimi i viteve ’90. Ai ishte një njeri me fat të vështirë dhe bëri gabime të rënda në jetë. Ai ishte një njeri i talentuar, një biznesmen i talentuar”.

Por mesazhi i vërtetë që po dërgonte Putini, pasi priti një ditë të plotë pas rrëzimit u shfaq i drejtuar drejt elitës ruse: gabimet mund të jenë fatale.

Shumica e ekspertëve të sigurisë dyshojnë se Wagner mund të mbijetojë pa Prigozhin, duke shtruar pyetje të mëdha se çfarë do të ndodhë me luftëtarët, armët dhe operacionet e grupit.

Ata thanë se Kremlini mund të kërkojë të thithë më tej grupin në ushtrinë ruse ose të përpiqet të zëvendësojë shefin e Wagnerit me një aleat, por nuk ka gjasa që të ketë shumë oreks për këtë mes njerëzve të Prigozhin. Ajo që është e qartë është se pasojat do të ndihen shumë përtej kufijve të Rusisë, veçanërisht në vendet afrikane ku Wagner është punësuar për të ndihmuar në mbështetjen e udhëheqësve dhe për të shtypur rebelimet.

“Mendimi im është se (Wagner) do të shpërbëhet pa të, sepse ai e drejtoi grupin në një mënyrë shumë të personalizuar, në një mënyrë ku besnikëria ndaj tij ishte ndaj çdo entiteti apo personi tjetër,” tha Natasha Lindstaedt, një profesore në Universiteti i Essex-it.

A do të rrezikojë dikush të ndjekë gjurmët e Prighozinit?

Mbetjet e avionit privat Embraer të Yevgeny Prigozhin janë pastruar nga vendi i rrëzimit dhe regjistruesit e fluturimit janë gjetur, por tymi ende nuk është pastruar në Moskë pas vdekjes së supozuar të shefit mercenar Wagner, shkruan CNN.

Kutia e zezë më e madhe në këtë katastrofë të aviacionit është aparati shtetëror i presidentit rus Vladimir Putin, i cili nuk njihet për transparencën e tij.

Kjo nga ana tjetër tregon për një pyetje shumë më të madhe: si do të ndryshojë peizazhi rus pas largimit të njeriut që paraqiti sfidën më serioze ndaj sundimit të Putinit në më shumë se dy dekada?

Putin ka shprehur qëndrimin e tij. “E njihja Prigozhin për një kohë shumë të gjatë, që nga fillimi i viteve ’90,” tha Putin të enjten. “Ai ishte një njeri me fat të vështirë dhe bëri gabime të rënda në jetë”.

Por mesazhi i vërtetë që po dërgonte Putini, pasi priti një ditë të plotë pas rrëzimit, u shfaq i drejtuar drejt elitës ruse: gabimet mund të jenë fatale. Kremlini ka mohuar me forcë spekulimet se shteti rus mund të ketë qenë i përfshirë në aksident.

“E gjithë kjo është një gënjeshtër absolute”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. “Tani, sigurisht, ka shumë spekulime rreth kësaj katastrofe dhe vdekjes tragjike të pasagjerëve të aeroplanit, përfshirë Yevgeny Prigozhin”.

Kush do të guxonte fronin tani? Duket se nuk ka asnjë në horizont. Pra, a kërcënon vdekja e dukshme e Prigozhin të mobilizojë ndjekësit e tij, duke paraqitur një sfidë të mundshme për shtetin? Në këtë fazë, jo.

Luftëtarëve të Wagner-it iu ofrua të nënshkruanin kontrata me ushtrinë e rregullt pas kryengritjes së tyre dhe Igor Girkin, një ultranacionalist i linjës së ashpër që kishte kritikuar hapur Putinin, u gjend në burg. Precedentët janë krijuar.

Mbështetësit e Prigozhin nuk u penguan të vendosnin lule jashtë selisë së Wagner në Shën Petersburg, qyteti i dytë i Rusisë dhe vendlindja e Putinit dhe Prigozhinit. Matthew Chance i CNN madje ishte dëshmitar i një prej kujtimeve të tmerrshme në vendngjarje: një vare, simboli i brutalitetit të Wagner-it, i vendosur mes buqetave me lule.

Zbardhen detaje të reja nga takimi i fundit Putin-Prigozhin pas rebelimit

Gazeta italiane La Repubblica ka zbardhur një takim që ka zhvilluar shefi i Kremlinit me kreun e vdekur të Wagnerit Yevgeny Prigozhin, pak pas rebelimit të armatosur të tij.

Duke ju referuar burimeve nga trupat Wagner, La Republblica thekson se Yevgeny Prigozhin e besonte veten "të pathyeshëm", ndaj ai kishte vendosur "të ishte i pavdekshëm".

Një perceptim i gabuar për veten që mund t'i kishte kushtuar fatal, duke e bërë të shkujdesur. Kjo thuhet nga ish-vartësit e Prigozhin nga grupi Wagner. Pas tentativës për rebelim nga paraushtarakët kundër Moskës qershorin e kaluar, Prigozhin dhe komandantët e tjerë të Wagner u thirrën në Kremlin - kujton një nga burimet e dëgjuara nga Meduza -, me ç'rast Vladimir Putin "u bërtiti atyre për tre orë.

Ai bërtiti hapur, por pastaj ai nuk i bëri asgjë. Ndoshta Prigozhin mendoi: "Nuk na vrau menjëherë, kështu që nuk do ta bëjë kurrë". Fjalë që duket se aludojnë për përgjegjësinë e Kremlinit në rrëzimin e avionit që i kushtoi jetën Prigozhinit. "Të gjithë e prisnim," thotë një veteran i Wagnerit, "por thjesht duhej të kuptonim se kur." Me marshimin drejt Moskës, vazhdon ai, Prigozhin "nënshkroi dënimin".

Putin në alarm, sulme me dronë edhe në Moskë

Kundërofensiva ukrainase i ka vënë forcat ruse nën presion në Bakhmut dhe në jug të vendit, ndërsa sulmet ruse duket se janë të përqendruara në vijën e frontit në veri-lindje të Kupyansk-Lyman. Inteligjenca e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar në muajt e ardhshëm, komanda ruse do të intensifikojë ofensivën e saj në zonën e Kupiansk dhe Lyman.

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi pamje të sulmeve në Kupyansk në kuadër të asaj që e quan “operacion i posaçëm ushtarak”.

Të shtunën në mëngjes, rusët goditën një kafene në rrethin Kupyansky, duke shkaktuar të paktën dy të vdekur, tha kreu i administratës shtetërore rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov.

Armiku goditi gjatë ditës një objekt civil – një kafene ku ndodheshin banorët vendas, shkruajti ai në rrjetet sociale.

Ndërkohë Mbrojtja ajrore ruse ka zmbrapsur një sulm të ri me dron në Moskë, tha kryebashkiaku i qytetit, duke detyruar një mbyllje të përkohshme të të tre aeroporteve kryesore, duke pezulluar fluturimet për më shumë se një orë gjatë të shtunës.

Ukrainasit deklarojnë gjithashtu se kanë sulmuan Krimenë e pushtuar me dronë, duke shkaktuar disa dhjetëra viktima dhe duke dëmtuar depo municioni. Por pala ruse nuk i konfirmon këto sulme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat