Shumë zona të Italisë vazhdojnë të jenë të prekura nga moti i keq, ndërsa sipas meteorologëve kushtet e motit pritet të përmirësohen nga mbrëmja e së mërkurës.
Për shkak të rrëshqitjes së dheut, 70 turistë u detyruan të largoheshin nga një hotel në zonën e njohur malore të Cortina d’Abezzo, në rajonin verior të Venetos.
Në Trieste, për shkak të erës së fortë dhe shiut të dendur, qendra e qytetit është përmbytur. Shumë banorë dhe turistë vrapuan në kafene dhe dyqane për të mos u rrëmbyer nga era.
Në rajonin veriperëndimor të Piemonte, dhe më konkretisht në qytetet Asti, Vercelli, Novara dhe Alessandria, pas reshjeve të dendura të njëzet e katër orëve të fundit, zjarrfikësit vazhdojnë të pastrojnë rrugët nga më shumë se dyqind trungjet e pemëve të shkulura nga era e fortë.
Në të njëjtën kohë, dje ka rënë borë në zonën e Sestriere – e cila ndodhet në një lartësi prej dy mijë metrash – dhe temperatura ka rënë në dy gradë.
Gjatë ditës së sotme priten reshje të dendura në zonat më të gjera të Romës, Firences, Napolit, si dhe në Kalabri.