Fotot e fundit të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili humbi jetën pas rrëzimit të një avioni pranë Moskës javën e kaluar, po bëjnë xhiron e internetit.
Siç raporton Daily Mail, Prigozhin u pa duke bërë selfie me vendasit, me gjasë në Bangui, kryeqyteti i Republikës së Afrikës Qendrore, vetëm një nga disa vende afrikane ku grupi Wagner kryen operacione.
Udhëheqësi mercenar, i cili është fotografuar i veshur me rroba civile, është i rrethuar nga vendasit që duken të emocionuar për të takuar rusin dhe për të pozuar me të, duke shtrënguar duart dhe duke e përqafuar.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/August/29/auto_-640-0-64ede64e75a031693325492.png)
Menjëherë pas takimit me njerëzit e Banguit, Prigozhin shkoi në Mali, ku veshi përsëri uniformën e tij ushtarake dhe bëri një video të fundit të tij, duke thënë se donte “ta bënte të gjithë kontinentin afrikan më të lumtur”.
Disa ditë më vonë, ai u vra pas rrëzimit të avionit që u cilësua gjerësisht si hakmarrje nga Putini dhe Kremlini pasi Prigozhin dhe një pjesë e mercenarëve të Grupit Ëagner u revoltuan kundër Ministrisë së Mbrojtjes Ruse në qershor.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/August/29/auto_-640-0-64ede64e3db1f1693325493.png)
Këto foto të fundit të Prigozhin në rrjetet sociale vijnë pasi autoritetet ruse konfirmuan zyrtarisht vdekjen e tij të shtunën.