Instituti Octopus ka përgatitur një dokumentar të shkurtër ku dëshmohet lufta informative që shërbimet serbo-ruse po bëjnë kundër gazetares ukrainase, Iryna Synelnyk.
Drejtori i institutit, Agim Musliu ka thënë se në këtë dokumentar paraqitet tendenca ruso-serbe për të ngatërruar audiencën për luftën në Ukrainë.
“Dokumentar i shkurtër, lidhur me mënyrën e re të luftës informative kundër gazetares ukrainase, Iryna Synelnyk.
Një lloj ‘deep fake’ përmes së cilës masat e përbashkëta aktive ruso-serbe" duan të ngatërrojnë audiencën për luftën në Ukrainë”, ka shkruar ai në Twitter.