LIVE: Forcat ukrainase bombarduan me predha llogoret e rusëve - Rusia ‘nervozohet nga përparimi ukrainas’, merr këtë verpim

Evropë

LIVE: Forcat ukrainase bombarduan me predha llogoret e rusëve - Rusia ‘nervozohet nga përparimi ukrainas’, merr këtë verpim

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 06:18 Përditësuar në ora: 06:50 më 02.09.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Danimarka do të rrisë ndihmën për Ukrainën në vitin 2024

Sipas një pakete të re ndihme financiare, Danimarka synon të rrisë ndihmën e saj për Ukrainën dhe fqinjët e saj lindorë nga 1.2 miliardë korona daneze (174.8 milionë dollarë amerikanë) në 1.5 miliardë korona daneze, tha Ministria e Punëve të Jashtme.

Kjo do ta bënte Ukrainën përfituesin më të madh të ndihmës së huaj daneze për të dytin vit radhazi.

Ndihma e Danimarkës do të kontribuojë në ofrimin e ndihmës urgjente për viktimat e konfliktit dhe gjithashtu për rindërtimin e hershëm të vendit, tha Dan Jorgensen, ministër për bashkëpunimin për zhvillimin dhe politikën globale të klimës.

Ndihma do të kanalizohet përmes Fondacionit të Ukrainës, i cili u krijua në 2023 për të financuar përpjekjet civile në Ukrainë dhe fqinjët e saj lindorë.

Ndihma është e ndarë në dy pjesë. Ndihma e hershme për rimëkëmbjen dhe rindërtimin për Ukrainën do të arrijë në 1.2 miliardë korona daneze dhe ndihma për përpjekjet rajonale do të jetë 306 milionë krona daneze. (1 DKK = 0,15 dollarë amerikanë).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat