Ngrihet sërish alarmi nga zjarret në Greqi, evakuohet për herë të dytë një fshat në Evros

Evropë

Ngrihet sërish alarmi nga zjarret në Greqi, evakuohet për herë të dytë një fshat në Evros

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 17:57
Greqi

Evros është një ndër zonat më të rrezikuara nga zjarri ku paniku është rikthyer në zonën e Lefkimit.

Mediat greke kanë raportuar se autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve në zonë që të largohen pasi vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi,

Kjo ëhstë hera e dytë që në këtë zonë është dhënë një urdhër për evakuimin e banorëve pasi për herë të parë rreziku nga zjarri në Lefkimi ishte më 27 gusht.

Zjarri po shkon drejt fshatit dhe kampit të Brigadës së 7-të

Në Evros  këtë të shtunë për shuarjen e dy vatrave të fundit aktive po punojnë 582 zjarrfikës me 122 automjete, 16 divizione këmbësorie, me ndihmën e tetë avionëve dhe dy helikopterëve nga ajri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat