Autoritetet Shëndetësore italiane lëshojnë alarmin ndaj një rritje të numrit të personave të infektuar nga Covid 19.
Raporti zyrtar i 28 ditëve të fundit konfirmon mbi 81% raste më shumë e sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, Italia është vendi i dytë në botë për numër të personave të infektuar, 28 998 në një muaj, e pas Koresë së Jugut që ka regjistruar 1.3 milionë e 73% më shumë se një muaj më parë.
Këtij alarmi i shtohen dhe të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit i cili informon se përgjatë muajt të fundit në Itali janë shtuar me 25.8% të infektuarit nga varianti Eris (EG,5) e koeficienti i vdekshmërisë me 47.7% më shumë,
Në eventin më të rëndësishëm italian të kinematografisë që po mbahet aktualisht në Venezia janë rikthyer maskat shëndetësore.
Për të ndjekur filmat e Festivalit të Venezias publiku në sallë këshillohet të vendosë maskat po ashtu dhe në ambientet e populluara të këtij eventi.
Sipas normativës aktuale të qeverisë prej 1 ttorit 2023 për rreth 800 mijë persona të konsideruar fragile pas marrëveshjeve individuale me punëdhënësit publik o privat qofshin, mund të kthehen të punojnë në sistemin smart working për të evituar risqet e virozave të sezonit të vjeshtës.
Variantet e reja të Covid 19, Pirola e Eris, e rritja e personave pozitivë gjatë javëve të fundit, mund të çojnë në detyrimin e testeve anticovid për cdo person që kërkon shërbim në spitalet italiane-
Ndërsa me nisjen e sezonit të ri shkollor autoritetet italiane rekomandojnë familjet të ndjekin protokollin e asaj çka është përcaktuar dhe gjatë pandemisë për rastet kur fëmijët shfaqin temperaturë apo simptoma të ngjashme me virusin.