Banka Qendrore Evropiane rriti të enjten tre normat kryesore të interesit me 25 pika bazë për të luftuar inflacionin e vazhdueshëm.
Pavarësisht prirjes së tij rënëse, inflacioni pritet të mbetet "shumë i lartë për një kohë të gjatë", tha banka në një deklaratë.
Sipas vlerësimeve të shpejta të publikuara nga Eurostat, norma vjetore e inflacionit të konsumatorit në eurozonë ishte e qëndrueshme në 5.3% në gusht, ende mbi objektivin afatmesëm të bankës prej 2%.
Norma e operacioneve të rifinancimit kryesor do të rritet në 4.50%, dhe do jetë në fuqi nga 20 shtatori.
Norma e lehtësisë së depozitave do të jetë 4% dhe ajo marxhinale e kredisë do të jetë 4.75%./AA/