Tajani: Italia ka nevojë për ndërhyrjen e BE-së për të trajtuar fluksin e emigrantëve

Evropë

Tajani: Italia ka nevojë për ndërhyrjen e BE-së për të trajtuar fluksin e emigrantëve

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 12:38
Antonio Tajani

Për të trajtuar problemin “epokal” të emigrantëve, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani thotë se zgjidhja është diplomacia. Ai theksoi se Italia ka nevojë për ndihmën e BE-së për këtë problem.

“Ne kemi nevojë për një ndërhyrje që përfshin të gjithë Bashkimin Evropian. Unë mendoj për diçka të ngjashme me misionin e Sofjes me një prani të anijeve evropiane në Detin Mesdhe që bllokon nisjet me marrëveshje me vendet e origjinës. 

Ne duhet të fillojmë të mendojmë për qendrat e paraburgimit ku ata që hyjnë ilegalisht në Itali do të duhet të qëndrojnë në pritje të verifikimit të pozicionit të tyre.

Por duhen marrëveshje me vendet e origjinës sepse situata është shumë e ndërlikuar, prandaj duhen investime, nevojiten lufta kundër ndryshimeve klimatike. Prania e fortë e Kombeve të Bashkuara në të gjithë Afrikën e Saharasë Jugore, sepse nëse problemi fillestar nuk zgjidhet, ne do të gjejmë veten periodikisht me një prani të fortë emigrantësh”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat