Rrëzohet një avioni i aeronautikës ushtarake italiane në aeroportin Caselle të Piemontes. Në aksident përfshihet një familje që po udhëtonte me një automjet në afërsi të pistës e vendit të ngjarjes.
Viktimë një vajzë 5 vjece.
Vëllai i saj 9 vjec e prindërit e tyre janë dërguar në spitalin Regina Margherita të Torinos të plagosur rëndë e me plagë djegje. Piloti ka shpëtuar.
Avioni po kryente një fluturim stërvitor e do të merrte pjesë nesër në një event festiv. Dyshohet se shkak i rrëzimit është bërë inpakti me një tufë zogjsh shtegtarë. Avioni i tipit Pony 4.