Kievi: Rusia po planifikon të sjellë punëtorë nga Koreja e Veriut në Ukrainën e pushtuar

Evropë

Kievi: Rusia po planifikon të sjellë punëtorë nga Koreja e Veriut në Ukrainën e pushtuar

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Kremlini po planifikon të sjellë punëtorë nga Koreja e Veriut në zonat e pushtuara përkohësisht të Ukrainës.

Sipas mediave lajmi është konfirmuar nga Qendra Kombëtare e Rezistencës së Kievit, ku thuhet se ky është një vendim që është marrë nga presidenti rus Vladimir Putin pasi takoi liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un javën e kaluar.

Qendra Kombëtare e Rezistencës, e cila u krijua nga Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës, tha se Rusia po synon të përdorë punëtorët për punët e ndërtimit në Donetsk dhe Luhansk.

“Përpjekjet për të rekrutuar emigrantë të punës në ushtrinë okupuese janë regjistruar tashmë këtë vit,” tha ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat