LIVE/ Njoftimi misterioz i Medvedevit: Fajësoi rusët, merreni me mend se çfarë e pret - Zelensky flet për ‘formulën e paqes’

Evropë

LIVE/ Njoftimi misterioz i Medvedevit: Fajësoi rusët, merreni me mend se çfarë e pret - Zelensky flet për ‘formulën e paqes’

Nga: Bota sot Më: 19 shtator 2023 Në ora: 06:34 Përditësuar në ora: 06:36 më 19.09.2023
Medevev

Ukraina akuzon Rusinë për sulme të reja me dronë e raketa gjatë natës

Ukraina njoftoi të hënën se Rusia kishte përdorur 24 dronë për të sulmuar rajonet e Mikolaivit dhe Odesës gjatë natës, krahas sulmeve me 17 raketa me vetëdrejtim ndaj Ukrainës.

Kievi bëri të ditur se kishte arritur të rrëzonte 18 prej dronëve rusë, si dhe të gjitha raketat.

Guvernatori rajonal i Odesës Oleh Kiper tha se distrikti Izmail, ku ndodhen portet që shërbejnë për të eksportuar grurë, ishte sulmuar sërish dhe se ishte sulmuar një godine që përdorej për qëllimeve argëtuese në qytetin Vilkove. Zyrtarët nuk njoftuan për viktima si pasojë e sulmeve.

Guvernatori i rajonit të Mikolaivit Vitaliy Kim tha se nga mbetjet e dronëve të shkatërruar, një godinë ishte përfshirë nga flakët. Ai shtoi gjithashtu se një valë shpërthimi dëmtoi ndërtesa të tjera aty pranë, raporton VOA.

Ndërkohë si pasojë e një sulmi rus në rajonin e Khersonit u plagosën të paktën katër vetë, sipas guvernatorit rajonal Oleksandr Prokudin.

Zoti Prokudin tha se forcat ruse sulmuan qëllimisht një stacion autobusi të mbushur me njerëz në qytetin Beryl.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës Hanna Maliar tha të hënën se forcat ukrainase kishin çliruar dy kilometra katrorë territor në zonën e Bakhmutit, si dhe më shumë se pesë kilometra katrorë në pjesën jugore të Ukrainës.

Lufta në Ukrainë, Erdogan thekson thirrjen për zgjidhje të konfliktit: Nuk ka humbës nëse vendoset paqja

Nuk mund të ketë humbës nëse vendose paqe në Ukrainë, ka deklaruar sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një darkë të organizuar nga Komiteti Drejtues Kombëtar Turko-Amerikan në Nju Jork.

“Duke besuar se ‘nuk ka fitues të një lufte dhe nuk ka një humbës në paqe”, ne do vazhdojmë përpjekjet tona për zgjidhjen e konfliktit,” tha Erdogan gjatë fjalimit të tij.

Në fjalimin e tij, presidenti turk vuri në dukje gjithashtu rolin gjithnjë e më kritik të Ankarasë në zgjidhjen e krizave rajonale dhe globale.

Erdogan ka thënë vazhdimisht se Ankaraja favorizon rikthimin e Moskës dhe Kievit në Stamboll për bisedime.

Gjermania i dërgon 400 milionë euro ndihmë ushtarake Ukrainës

Gjermania do t’i ofrojë Ukrainës një paketë të re ndihmë ushtarake me vlerë 400 milionë euro, por ende nuk ka vendosur për dërgimin e raketave me rreze të gjatë Taurus, për të cilën këmbëngul Kievi, njoftoi sot ministri gjerman i Mbrojtjes.

Paketa e re e ndihmës përfshin në mënyrë specifike lloje të ndryshme municionesh pasi ato janë “ajo që Ukraina ka nevojë më shumë”, tha ministri Boris Pistorius për gazetën Bild në prag të një samiti të aleatëve të Ukrainës në Gjermani.

“Qeveria nuk ka vendosur ende nëse do të dërgojë raketa lundrimi Taurus”, shtoi ministri.

“Ne po furnizojmë municion shtesë, automjete të blinduara dhe sisteme të çminimit” dhe qeveria planifikon të dërgojë gjeneratorë të energjisë elektrike dhe ngrohjes përpara dimrit, shtoi ministri.

Lidhur me raketat Taurus, Boris Pistorius theksoi se “detyra e qeverisë federale në tërësi është të peshojë me shumë kujdes çdo dërgesë të armëve. Për këtë duhen sqaruar shumë aspekte politike, juridike, ushtarake dhe teknike”, tha ai. Kjo “nuk është e lehtë”, sqaroi ministri.

“Absurde”, Moska denoncon kufizimet e udhëtimit të BE për rusët

Moska ka denoncuar kufizimet e BE-së të vendosura ndaj qytetarëve rusë që hyjnë në bllok, duke përfshirë ndalimin e sjelljes së disa sendeve personale, si “absurde” dhe që synojnë të dëmtojnë rusët e zakonshëm.

Ministria e Jashtme ruse tha se rregullat “kalojnë përtej pikës së absurditetit” dhe kishin për qëllim “të shkaktojnë dëm në mënyrë specifike për rusët e zakonshëm dhe ta bëjnë të pamundur hyrjen e qytetarëve rusë në Bashkimin Evropian”, shkruan Al Jazeera.

Ai akuzoi bllokun për përpjekjen për të ndërtuar një “perde të re të hekurt” dhe paralajmëroi rusët të peshonin “rreziqet” përpara se të udhëtonin atje.

“Dëshira e dëshpëruar e lidershipit aktual të BE-së për të ngritur një perde të re të hekurt në Evropë është tashmë plotësisht e dukshme, duke kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur mundësitë e komunikimit mes njerëzve”, thuhet në deklaratë.

Udhëtimi nga Rusia në Perëndim është bërë shumë më i vështirë që kur Moska filloi ofensivën e saj në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat