Siç raportohet, ushtria ukrainas tha se goditi me “me sukses” bazën detare në Sevastopol, por nuk dha detaje të mëtejshme të sulmit.
Pamjet e shumta të cilat qarkulluan në internet tregonin tymin e dendur që mbizotëronte zonën.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se një person është zhdukur. Personi i zhdukur ishte pjesëtar i forcave të armatosura – por nuk u nda asnjë detaj mbi moshën, gjininë apo gradën.
Another video of the headquarters of the occupiers' Black Sea Fleet in #Sevastopol. pic.twitter.com/mGHd6Vi81y
— NEXTA (@nexta_tv) September 22, 2023
Guvernatori i zgjedhur nga Rusia për të udhëhequr Sevastopolin, Mikhail Razvozhayev tha se në një postim në Telegram se alarmi ajror ka përfunduar por ka urdhëruar njerëzit të shmangin qendrën e qytetit në Krimenë e aneksuar.
Në një zhvillim të mëtejshëm – ministria e mbrojtjes pretendoi se rrëzoi pesë raketa të tjera që kishin në cak Sevastopolin.