Kreu i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë dhe ish krye-negociatori Borko Stefanoviç ka deklaruar se “fjalimi i Vuçiç në sallën e zbraztë të OKB-sl ishte dëshmi se Serbinë po e udhëheq njeriu që para dy dekadave nuk kuptoi rënien e murit të Berlinit dhe nuk kupton rrethanat dhe situatën aktuale duke vazhduar politikën e Millosheviqit dhe Sheshelit” shkruan “Beta, transmeton “Bota Sot”.
Ai përqeshi edhe fjalimin në sallën e zbrazur dhe duartrokitjen e Daçiç që nuk ka kuptuar asnjë fjalë nga fjalimi i Vuçiç në gjuhën angleze.
“Leksioni për drejtësinë ndërkombëtare dhe padrejtësitë nga fuqitë e mëdha të ngjashme me politikën e Millosheviqit dhe Sheshelit tregon se ai ka mësuar nga librat e vjetër” akuzoi ai Vuçiçin.
Vuçiç sipas tij tregoi se ai vazhdon me politikën e futjes së gishtit në sy të gjithë atyre që duan ta zgjedhin problemin e Kosovës. Vuçiç definitiv riktheu retorikën e viteve 90-të dhe me këtë fjalim as nuk krijuam miq as nuk morëm mbështetje duke treguar se nuk jemi pjesë e zgjidhjes.
Si e ka përjetuar Daçiç fjalimin kur nuk ka kuptuar asnjë fjalë, sikurse ata që flasin anglisht përveç udhëheqjes së Serbisë që thonë se Vuçiç ka mbrojtur interesat e Serbisë, ka ironizuar Stefanoviç.