Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivicia Daçiq, është takuar në Nju Jork me kryediplomatin rus, Sergeri Lavrov, në margjinat e Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara.
Në këtë takim ata kanë biseduar për raportet mes të dy vendeve dhe tema të tjera.
Daçiq ka shprehur falendërim për qëndrimin e Rusisë “në mbështetje të integritetin territorial dhe sovranitetit të Serbisë”.
DPM/FM #Dacic met with Russia’s FM Sergey #Lavrov, on the margins of the #UNGA78.
— MFA Serbia 🇷🇸 (@MFASerbia) September 22, 2023
Overall #Serbia #Russia relations and global challenges among topics of the meeting; FM Dacic expressed gratitude for 🇷🇺 stance and principled support for 🇷🇸 territorial integrity & sovereignty. pic.twitter.com/jiEYInJl7t
Ka qenë ish-ministri i Jashtëm, Nikola Selakovic, i cili pikërisht një vit më parë në Nju Jork në kuadër të takimeve në Asamblenë e Përgjithshme në Kombet e Bashkuara kishte nënshkruar marrëveshje me Lavrovin për koordinim të diplomacisë.
Kjo kishte ndodhur kur e gjithë bota demokratike kërkonte sanksionim të Rusisë e Putinit për agresionin e paprecedent kundër Ukrainës.