Gazetari boshnjak, Jasmin Mujanovic, ka reaguar pas një interviste që presidenti serb, Aleksander Vucic ka dhënë për televizionin e afërt me republikanët “News Max”.
Në këtë intervistë me Vuçiqin ka qenë edhe ish-emisari presidencial i SHBA-së, Richard Grenell.
Mujanovic ka thënë se Serbia ka investuar shumë në Richard Grenellin, në aspektin politik dhe diplomatik, me besimin që Grenell do të jetë Sekretari i ardhshëm i SHBA-së nga radhët e republikanëve.
“Vetëm në rast se nuk është e qartë për votuesit amerikanë: Serbia ka investuar kapital masiv politik/diplomatik (dhe dikush supozon financiar) te Ric Grenell me besimin se ai do të jetë Sekretari i ardhshëm Republikan i Shtetit.
Kjo është ajo që në të vërtetë “ndodh” në këtë video”, ka shkruar ai.
Just in case it’s not clear to American voters: Serbia has invested massive political/diplomatic (and one assumes financial) capital into Ric Grenell in the belief that he is going to be the next Republican Secretary of State. That’s what’s actually “happening” in this clip. https://t.co/gefbEtwWu8
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) September 23, 2023