Një stuhi e fortë me breshër ka goditur San Biaggio Platani, në zonën Agrigento, në Sicili të Italisë.
“Kishim breshër që shkatërroi gjysmën e qytetit dhe u shkaktoi dëme të mëdha fushave të ullirit dhe plantacioneve të fëstëkut”, i ka shkruar kryetari i bashkisë së qytetit, Salvo Cocini, drejtorit të përgjithshëm të Mbrojtjes Civile të Sicilisë.
Madhësia e breshrit arriti në madhësi rekord, me copa akulli sa një topi tenisi. Oficerët e Mbrojtjes Civile po kontrollojnë për dëme të mundshme.
Banorët janë këshilluar që të mos dalin nga shtëpitë, si pasojë e motit të ligë dhe stuhisë së fuqishme që goditi këtë qyteti italian.
Siç është raportuar më herët, të paktën dy persona humbën jetën nga zjarri që goditën ishullin italian – Sicilinë.
Mediat e atjeshme raportojnë se burri 68-vjeç humbi jetën gjatë evakuimit nga shtëpia në Trapeto të Palermos, derisa viktima e dytë është gruaja 42-vjeçe në afërsi të qytetit Cefal, që humbi jetën derisa tentonte të shpëtonte kuajt nga stalla.