Aktivisti i burgosur rus i opozitës, Vladimir Kara-Murza, është transferuar në një burg të sigurisë maksimale në Siberi, disa javë pasi u mor nga një qendër paraburgimi në Moskë.
Ai u vendos në një qeli izolimi në koloninë penale Omsk, thotë avokati i tij, shkruajnë mediat e huaja.
Kara-Murza, i cili u ka mbijetuar dy helmimeve që nga viti 2015, u dënua me 25 vjet burg në prill të akuzuar për tradhti dhe gënjeshtra për luftën në Ukrainë.
Dhe avokati i tij tha se kushtet në Omsk kërcënonin shëndetin e klientit të tij.
Ndryshe, prej disa javësh nuk dihej vendndodhja e 42-vjeçarit.
Akuzat kundër tij erdhën nga një fjalim që ai mbajti në Dhomën e Përfaqësuesve të Arizonës, në të cilin ai denoncoi pushtimin rus të Ukrainës.
Dënimi i tij është më i gjati kundër një figure opozitare ruse në vitet e fundit.