Admirali rus që Ukraina pretendoi se e kishte vrarë në një sulm në Krime javën e kaluar, është shfaqur në një intervistë me video të postuar nga një kanal ushtarak rus të mërkurën.
Viktor Sokolov, komandanti i flotës ruse të Detit të Zi, u shfaq në një video të postuar nga Zvezda News, media e ushtrisë ruse në Telegram.
CNN nuk mund të verifikojë datën e kryerjes së intervistës dhe ka pak detaje brenda intervistës që zbulojnë kohën ose vendndodhjen e saj.
Ajo u publikua një ditë pasi ministria ruse e mbrojtjes postoi një video të një takimi, i cili dukej se përfshinte pjesëmarrjen e Sokolov përmes videokonferencës, transmeton Klankosova.tv.
Në videon e fundit, Sokolov thotë: “Flota e Detit të Zi po kryen detyrat e vendosura nga komanda me besim dhe sukses.”
“Siç e dini, vepra heroike e marinsave tanë praktikisht nuk largohet kurrë nga ekrani i televizionit qendror,” vazhdoi ai.
Ai gjithashtu i referohet çmimit “Urdhri i Ushakovit” që i është dhënë Brigadës 810 të Marinës së Rusisë. Ky çmim u dha më 29 gusht, sipas guvernatorit të Sevastopolit Mikhail Razvozhaev.