Zjarri në një traget që udhëtonte nga Lampedusa, 83 emigrantë në bord

Evropë

Zjarri në një traget që udhëtonte nga Lampedusa, 83 emigrantë në bord

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Një zjarr shpërtheu në një traget që udhëtonte nga Lampedusa në Porto Empedocle.

Në bord ndodheshin 175 persona, përfshirë 83 emigrantë të transferuar nga pika e nxehtë e Lampedusa, 10 karabinierë, 27 anëtarë ekuipazhi dhe 55 pasagjerë.

Të gjithë u evakuuan dhe u transferuan në një anije të autoritetit portual.

Flakët u shuan falë sistemeve të sigurisë por trageti mbeti i palëvizshëm në pritje të mbërritjes së dy njësive të zyrës së portit, ku u transferuan pasagjerët, emigrantët dhe policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat