Të paktën gjashtë persona kanë vdekur pas një zjarri që shpërtheu në një klub nate në qytetin juglindor të Murcias, thanë autoritetet spanjolle.
Zjarri ndodhi në klubin e njohur të natës “Teatre”, rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Autoritetet thonë se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa shërbimet e urgjencës janë në kërkim të personave të zhdukur, raporton BBC.
Katër persona janë duke u trajtuar në spital pasi thithën tymin.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.