Kryeqyteti turk Ankaraja është goditur sot nga një sulm me bombë, në afërsi të Parlamentit dhe ministrisë së Brendshme.
Në anën tjetër, ministri i Brendshëm turk ka bërë të ditur se dy terroristë kanë kryer sulm me bombë para ndërtesës së Ministrisë së Brendshme në Ankara, ku njëri nga sulmuesit hodhi veten në erë, e tjetri është neutralizuar nga policia.
Mediat turke më herët kishin raportuar se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të Parlamentit dhe ndërtesës së Ministrisë së Brendshme.
BREAKING — An explosion and gun fire heard in Turkey’s capital Ankara around 9am in the morning, near the parliament and the ministries
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) October 1, 2023
Turkish Parliament opens today after summer recess
pic.twitter.com/5eoKKfL887
“Ishte sulm terrorist. Dy terroriste me një veturë u shfaqen para portës kryesore të Parlamentit dhe ministrisë së Brendshme, ku aktivizuan mjetin shpërthyes”, tha ministri Ali Yerlikaya.
E nga ky sulm janë plagosur lehtë dy policë të Turqisë, ka njoftuar ministi Yerlikaya.
#BREAKING
— Bashar Azeez (@BasharAzeez2) October 1, 2023
An explosion has occurred near the Interior Ministry building in #Turkey In #Ankara , Security forces have been deployed in the city. pic.twitter.com/4aIb5by30h
Mediat e atjeshme kanë arritur të sigurojnë pamjet, kur vjen deri te shpërthimi në qendër të qyteti dhe qytetarët e kapluar nga paniku kur ndodhë shpërthimi.