Pesë izraelitë dolën në gjyq në Qipro, pasi akuzohen se në grup dhunuan një grua 20-vjeçare britanike muajin e kaluar.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një hotel në Aya Napa, i cili është një vendpushim i famshëm turistik.
Salla e gjyqit ishte e mbushur me të afërm të të pandehurve që dolën në shenjë mbështetjeje, raporton BBC.
Të akuzuarit për dhunim janë mes moshës 19 dhe 20 vjeçare.
Ndërsa avokatët e tyre u ankuan se nuk kishin parë ende provat kryesore, përfshirë raportin e ADN-së.
Njëri nga ta tha se raporti mund të dëshmonte se dy klientët e tij nuk ishin në dhomë në kohën e sulmit të supozuar më 3 shtator.
Prokurori i shtetit tha se raporti i ADN-së do të jetë gati deri në fund të ditës.
Pas shtyrjes së seancës, familjarët e të pandehurve nxituan t’i përqafonin, ndërsa njëri nga të akuzuarit qante dukshëm teksa përqafonte nënën e tij.
Një ish-deputet i Qipros, Skevi Koukouma, ishte në seancën dëgjimore së bashku me anëtarët e një lëvizjeje udhëheqëse të grave.
Gjyqi do të rifillojë më 16 tetor.
Ministria e Jashtme e Izraelit fillimisht tha se gjashtë shtetas ishin arrestuar për sulmin e supozuar.